LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i aktivistëve që u arrestuan bashkë me Astrit Deharin: Nuk na maltretuan sikurse Astritin

Rrëfimi i aktivistëve që u arrestuan bashkë me Astrit Deharin: Nuk na maltretuan sikurse Astritin

Ditën e arrestimit të Astrit Deharit u arrestuan edhe aktivistët e tjerë të Vetëvendosjes Adea Batusha e Egzon Haliti. Batusha e kujton kontaktin e fundit me Astritin, ndërkaq Haliti thotë se përkundër që i ishte përcaktuar të qëndronte në Qendër të Paraburgimit në Pejë për më shumë se 3 muaj, nuk u maltretua sikurse Astriti.

Ditën e arrestimit të Astrit Deharit, bashkë me të ishin edhe 4 aktivistë të tjerë. Mirëpo qasja ndaj tyre nuk ishte e njëjtë sikurse ndaj Astritit.


Adea Batusha, njëra nga të arrestuarat në atë kohë, e kujton ditën kur e arrestuan e edhe kontaktin e fundit me Astritin, thotë se kishte vetëm maltretim psiqik, përcell Telegrafi.

“Me disa prej aktivistëve tjerë të arrestuar situata ka qenë më keq. Ndaj meje pos dhunës verbale nuk ka pasur dhunë fizike… Me dhunë verbale dhe kërcënime të vazhdueshme jemi trajtuar njëlloj. Këtë e mbaj në mend”, deklaron për RTV Dukagjinin, Ade Batusha.

Ndërkaq, Egzon Haliti poashtu i arrestuar bashkë me Astrit Deharin thotë se e kishin mbajtur në qendër të paraburgimit më shumë se 3 muaj, mirëpo nuk e kanë maltretuar sikurse Astritin. Ndërkaq Haliti poashtu shton se si e mban mend Deharin.

“Gardianët, ndonjëri prej tyre, më ka shuar ndonjë fjalë por presione sikurse astriti nuk kam pasur, por kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk kanë pasur… Prej ditës së parë që e mbaj mend Astritin e deri në ditën e fundit kur e përmenda në prokurori, ai ishte plotë jetë”, shprehet Egzon Haliti.

Astriti ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërkaq në fillim vdekja ishte cilësua si vetëvrasje. Por, ditë më parë, një raport nga Instituti i Lozanës në Zvicër, e hodhi poshtë mundësinë e vetëvrasjes në këtë rast. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori