LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e gazetarëve që u sulmuan në Kosovë (Video)

Rrëfimet e gazetarëve që u sulmuan në Kosovë (Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli rrëfimet e gazetarëve që janë sulmuar gjatë punës së tyre.

Behar Mustafa, gazetar i KALLXO.com, i cili ishte sulmuar përderisa po e përcillte një protestë të shqiptarëve në jug të Mitrovicës në qershor të vitit 2014, thotë se ende nuk e di kush janë sulmuesit, sado që incidenti kishte ndodhur në pikë të ditës,


Ai thotë se nuk ka ndonjë informatë nga Policia apo Prokuroria për hetimet rreth rastit.

“Unë çka pres të di është se kush janë ata persona që më kanë sulmu. Përderisa nuk e di kush janë sulmuesit, qysh mundem me pritë që ka mu kry rasti dhe ata persona me dalë para gjykatës”, tha Mustafa.

Vehbi Kajtazi, kryeredaktor i portalit “Insajderi”, ka treguar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se siguria e gazetarëve është tejet e cenueshme pasi, sipas tij, në pikë të ditës sulmohen dhe atë në prani të qindra njerëzve.

Që nga dita kur është sulmuar, tri javë më parë, Kajtazi thotë se është duke lëvizur nën përcjellje të policisë.

“Unë derisa nuk jam sulmuar fizikisht nuk i kam kushtuar shumë rëndësi kërcënimeve. Por, pas rastit të fundit ku unë jam sulmuar fizikisht në pikë të ditës në prani të qindra njerëzve, kjo tregon se siguria jonë është lehtë e cenueshme, kjo tregon se kryerësit e sulmeve nuk ia kanë frikën drejtësisë”, ka thënë Kajtazi.

Të dhënat e Policisë tregojnë se gjatë periudhës janar-15 tetor të këtij viti janë raportuar 23 raste të ndryshme prej gazetarëve. Rastet sipas Policisë janë të ndryshme, duke përfshirë ngacmimin, ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, lëndimet trupore, kanosjet e raste të tjera.

Nga muaji janar deri më mesin e muajit tetor të këtij viti, në Polici janë të raportuara 23 raste që përfshijnë një rast të ngacmimit, 3 raste të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, pesë raste të lëndimit të lehtë trupor, 13 raste të kanosjes dhe një rast i legalizimit të përmbajtjes së rreme.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori