LAJMI I FUNDIT:

Rrëfime rrënqethëse nga dëshmitarët që panë vdekjen me sy në aksin Veles-Shkup

Rrëfime rrënqethëse nga dëshmitarët që panë vdekjen me sy në aksin Veles-Shkup

Mbrëmë në aksin rrugor Veles-Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka mbetur i vdekur një pasagjer i autobusit që kthehej nga Greqia për në Maqedoni.

Dëshmitarë dhe të plagosur nga ky aksident për Fokus kanë treguar për ngjarjen ku kanë parë pasagjer të gjakosur, shkruan Telegrafi Maqedoni.


”Vajza të vogla me koka të përgjakura ishin ulur pranë autostradës dhe qanin për familjarët që nuk i gjenin në atë huti” thotë një shofer i një veture që ishte ndalur për të ndihmuar.

”Me vetura personale, duke pritur Ndihmën e Shpejtë jemi organizuar dhe kemi dërguar njerëz të lënduar nëpër spitalet më të afërta. Më vonë erdhën edhe nga dy vetura, të policisë dhe të Ndihmës së Shpejtë, dhe një kamion i zjarrfikësve të cilët kanë ndihmuar që të nxjerren personat e lënduar nga autobusi i aksidentuar. Ishte tmerr që nuk mund ta përshkruaj më shumë me fjalë” shtoi një vozitës tjetër që personalisht ka dërguar udhëtarë të lënduar në klinikat e Shkupit.

Përndryshe, nga autobusi i rrotulluar kishte 27 pasagjerë. Një grua e moshës 68 vjeçare nuk ka mundur të duroj lëndimet e rënda. /Telegrafi/

Një i vdekur dhe 25 të lënduar nga përmbysja e autobusit në rrugën Veles-Shkup
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 25 të lënduar nga përmbysja e autobusit në rrugën Veles-Shkup