Një i vdekur dhe 25 të lënduar nga përmbysja e autobusit në rrugën Veles-Shkup
Një person, i cili ishte më rëndë i lënduar në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Veles, ndërroi jetë në qendrën klinike “Nënë Tereza”.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi i përmbysur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile, gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacient dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në klinikën Nënë Tereza janë sjellë 17 pacient prej të cilëve 4 në Karil një pacient me gjakderdhje abdominale, një me lëndim dhe dy me lëndime më të lehta. Për fat të keq një i aksidentuar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur”, informoi Taravari.
Një pacient është në kirurgjinë për fëmijë, në operacion urgjent, dy pacientë në neurokirurgji, shtatë janë në ortopedi, tre të lënduar për momentin janë në Qendrën urgjente kirurgjikale për observim.
Në spitalin shtetëror “8 Shtatori” është pranuar vetëm një pacient me sëmundje serioze por në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë rreth orës 19 kur autobusi me targa të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën Veles-Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik dhe ekipi ekspert i SPB Veles. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në autostradë u zhvillua me vështirësi vetëm në një korsi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City