LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet gjyshi i të riut që mbeti i vdekur pasi u ther me thikë (Video)

Rrëfehet gjyshi i të riut që mbeti i vdekur pasi u ther me thikë (Video)

Një sherr mes vëllezërve të mitur në fshatin Baltëz të Fierit ka përfunduar në tragjedi për familjen rome. Gjyshi i 13-vjeçarit që u qëllua për vdekje me thikë nga vëllai i tij 10-vjeçar ka treguar ngjarjen e rëndë.

Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’, gjyshi tha se lajmin për vdekjen e nipit e mësoi nga spitali, ku ishte për vizitë. Ai rrëfeu se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin vetëm në shtëpi, pasi prindërit ishin në punë në Vlorë.


“Lajmin për nipin e mësova në spital, se isha për vizitë. Pashë makinën që erdhi me shpejtësi dhe aty kuptova se çfarë kishte ndodhur. Pashë nusen që zbriti dhe e pyeta çfarë kishte ndodhur. Djemtë kishin qenë vetëm në shtëpi dhe ishin zënë në oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi erdhi i pajetë në spital”, ka thënë gjyshi.

Dy vëllezërit ishin duke qëruar peshk në oborr dhe në këtë moment ka nisur debati mes tyre. Fillimisht 13-vjeçari është goditur në këmbë me thikë më pas edhe në pjesë të tjera të trupit. Mësohet se familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe fëmijët shpesh nuk shkonin në shkollë.

Sipas policisë, dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i vogël, i mituri K.Veizi, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur vëllain 13-vjeçar. Si pasojë e plagëve të mara, i mituri Gj.Veizi ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori