LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani: Bordi spitalor i QKUK-së, bord i krizave

Rrahmani: Bordi spitalor i QKUK-së, bord i krizave

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka kërkuar nga kabineti qeveritar miratimin për ndryshimin e vendimit të Qeverisë lidhur me emërimin e anëtarëve të bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Megjithatë kjo u kundërshtua me arsyetimin se konsiderohet ndërhyrje politike e nivelit qendror.


Këtë kërkesë, Rrahmani tha po e bënë, pasi që ky bord vetëm se po krijon kriza dhe shpesh herë del edhe kundër politikave të Qeverisë.

“Anëtarët të cilët kanë krijuar dhe kanë artificialisht kriza të furnizimit me barna kanë prononcime që bien ndesh gjithmonë me realitetin ekzistues që është në terren. Anëtarë që nxisin bojkot dhe protesta të specializantëve, për mos pagesën eventuale të kujdestarive. Bord i cili ka lejuar që buxheti në vitin e kaluar të planifikohet për 9 muaj dhe të mos mbulohen tre mujorët e fundit. Ju e dini që është dashur ta marrim një vendim, i cili ka plotësuar nevojat e mbulimit të këtyre tre muajve me 1 milion e 500 mijë euro duke e sjellë në krizë furnizimin e dializës dhe onkologjinë”, ka thënë ministri Rrahmani.

Por ish-ministri i Shëndetësisë dhe tani ministër i Mjedisit, Ferid Agani tha se nuk duhet të ketë ndërhyrje politike nga niveli qendror në raste të tilla dhe se duhet respektuar procedurat ligjore.

Agani thotë se ligji e ka përcaktuar qartë, që në raste kur ka vërejtje të tilla, siç kishte ministri Rrahmani, për punën e bordit, duhet të ftohet auditori i përgjithshëm, të bëjë auditim të punës së bordit dhe pastaj ajo zyre të konstatoj për shkelje.

Ndryshe, Qeveria mori vendim që kjo çështje të mbetet për mbledhjen e ardhshme, me qëllim të respektimit të procedurave ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori