LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në një dasmë në Turqi, nuk arritën të merren vesh për muzikë – fluturonin karriget e tavolinat nga të gjitha anët (Video, +18)

Rrahje masive në një dasmë në Turqi, nuk arritën të merren vesh për muzikë – fluturonin karriget e tavolinat nga të gjitha anët (Video, +18)

Në një dasmë të organizuar në Adana të Turqisë, kishte shpërthyer dhuna kur mysafirët filluan të rrahen mes vete pasi nuk arritën të merren vesh rreth përzgjedhjes së muzikës.

Derisa një pjesë e tyre shtynin njëri-tjetrin dhe shkëmbenin grushta e shqelma, pjesa tjetër hidhnin karriget e tavolinat nga të gjitha anët, transmeton Telegrafi.


Siç raportojnë mediat turke, nusja dhe dhëndri vijnë nga rajonet të ndryshme të Turqisë, kështu që në ditën e tyre më të lumtur dëshironin që të “mbretërojë” muzika tradicionale nga rajonet e tyre.

E DJ për ta relaksuar situatën kishte lëshuar muzikë të njërit rajon e më pas edhe të tjetrit, megjithatë duket se edhe ky veprim i tij nuk kishte kënaqur dasmorët.

Të pranishmit kishin vallëzuar vetëm me muzikën që u përshtatej, dhe kështu gjithçka ndryshoi e në një moment eskaloi situata. E për ta parandaluar më të keqen është dashur të ndërhyn policia, me ç’rast ka arrestuar disa persona.

Nusja dhe dhëndri janë larguar nga dasma me veturë, kurse dasmorët filluan të shpërndahen kur aty u shfaqen patrullat e policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian

Azia
Kalo në kategori