LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në Klinë, lëndohen tre persona

Rrahje masive në Klinë, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një rrahje masive ka ndodhur të dielën në Klinë, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.


“Është raportuar për një rrahje masive në mes të pesë të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/