LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive e deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Rrahje masive e deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Në Parlamentin e Gjeorgjisë ka shpërthyer një rrahje masive mes deputetëve, ndërsa komiteti parlamentar diskutoi projektligjin për “agjentët e huaj”, për të cilin kritikët thonë se u modelua pas legjislacionit drakonian në Rusi, raporton Reuters.

Reklama

Pamjet nga objekti i Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, tregojnë një përleshje të shkurtër por të dhunshme midis deputetëve, pasi kryetari i këshillit të çështjeve ligjore të Lëvizjes Kombëtare goditi kreun e partisë opozitare Lëvizja Kombëtare, që kundërshton ligjin.

Blloku në pushtet i “Ëndrrës gjeorgjiane” muajin e kaluar ka njoftuar se mbështet ligjin, i cili ende duhet të kalojë në faza të tjera të miratimit, transmeton Telegrafi.

Ligji do të kërkonte nga organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të mjeteve nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe të monitorohen nga Ministria e Drejtësisë ose përndryshe do të përballen me dënime të mëdha.

Kritikët e krahasuan atë me ligjin rus nga viti 2012, i cili është zgjeruar që nga ajo kohë dhe është përdorur për të ‘luftuar’ shoqërinë civile ruse dhe media të pavarura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e policit në veri, avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Vrasja e policit në veri, avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Serbia
Ukrainasit hedhin në erë anijen e ushtrisë ruse, e godasin me dron kamikaz – publikohen pamjet e sulmit

Ukrainasit hedhin në erë anijen e ushtrisë ruse, e godasin me dron kamikaz – publikohen pamjet e sulmit

Evropa
Amerikani i kërkuar për vrasjen e vitin 1991, kapet në Meksikë

Amerikani i kërkuar për vrasjen e vitin 1991, kapet në Meksikë

Amerika
Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Evropa
Historia e 'rrjetit prej rreth 8 mijë bunkerësh nëntokësorë' në Zvicër, që janë bërë sërish të nevojshëm për ushtrinë

Historia e 'rrjetit prej rreth 8 mijë bunkerësh nëntokësorë' në Zvicër, që janë bërë sërish të nevojshëm për ushtrinë

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se në sulmin raketor në Sevastopol janë plagosur rëndë komandantët e marinës ruse

Ukrainasit pretendojnë se në sulmin raketor në Sevastopol janë plagosur rëndë komandantët e marinës ruse

Evropa
Kalo në kategori