LAJMI I FUNDIT:

Rrahje e përleshje me armë në Gjakovë, një i plagosur, pesë të arrestuar

Rrahje e përleshje me armë në Gjakovë, një i plagosur, pesë të arrestuar
Foto: Ilustrim

Një përleshje fizike ku janë përdorur edhe armët e zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë.

Si pasojë katër të dyshuar kanë marrë lëndime trupore, njëri prej të cilëve nga arma e zjarrit.

“Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Raportohet se shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur fizikisht në mes vete, ku janë përdorë edhe armë zjarri. Si pasoj, katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Sipas raportit, “të lënduarit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur arma Zoraki me një karikator të zbrazët”.

Po ashtu, pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tre janë ne Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje të policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori