LAJMI I FUNDIT:

Rrahja masive për guroren në Borizanë, Rahman Rraja jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Rrahja masive për guroren në Borizanë, Rahman Rraja jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Deputeti i Partisë Socialiste, Rahman Rraja ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, pas ngjarjes në Borizanë, ku familjarët e deputetit ushtruan dhunë ndaj disa banorëve.

“Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak
Lexo po ashtu “Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak

Në deklaratën e tij për media, Rraja ka thënë se i ndihet i turpëruar publikisht nga fëmija i tij, ndërsa u ka kërkuar ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar.


Sherri për guroren në Borizanë të Krujës, katër të arrestuar dhe tre në kërkim
Lexo po ashtu Sherri për guroren në Borizanë të Krujës, katër të arrestuar dhe tre në kërkim

“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike”, ka njoftuar ai.

Tutje, Rrahja u ka kërkuar ndjesë edhe të gjithë atyre që e kanë votuar që nga viti 2000  si kryetar komune dhe prej dy mandatesh si deputet.

Po ashtu, ai i ka kërkuar djalit të tij që të dorëzohet para drejtësisë.

“Ju kërkoj ndjese viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që me la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, ka përfunduar Rraja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori