LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak

“Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak

Jashar Maja i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme në konfliktin për guroret në Krujë ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se si ndodhi kjo ngjarje.

“Ne ishim në autostradë në rrugën fushë Krujë Thuimanë, po pinim kafe me kushëririn tim Bilbili. Kemi thirrur edhe inxhinerin e firmës për kafe. Kemi bërë muhabet për të se si mund të gjejmë një rrugëzgjidhje për minat. Kjo gurore ka dëmtuar shtëpitë. Ka 4-5 muaj që operon në këtë zonë, janë dëmtuar të gjitha shtëpitë këtu, kemi bërë kallëzim në polici 3 apo 4 herë, por nuk janë marrë masa”, tha Jashar Maja.


Sherri për guroren në Borizanë të Krujës, katër të arrestuar dhe tre në kërkim
Lexo po ashtu Sherri për guroren në Borizanë të Krujës, katër të arrestuar dhe tre në kërkim

I pyetur se cilët ishin personat që e dhunuan ai tha:

“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.

Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja m aka borxh.

Nëse shteti nuk bën drejtësi të më shpronësojë individualisht se ka bërë shumë dëmtrime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”, tha Jashar Maja. /Telegrafi/