LAJMI I FUNDIT:

Rrahin gabimisht katër burra të cilët akuzoheshin se kishin hipnotizuar dhe përdhunuar disa gra (Video, +18)

Rrahin gabimisht katër burra të cilët akuzoheshin se kishin hipnotizuar dhe përdhunuar disa gra (Video, +18)

Katër burra të sektit Sikh, janë rrahur brutalisht në rrugë nga një grup burrash të cilët i kishin ngatërruar me persona tjerë, duke i akuzuar se kishin sulmuar seksualisht disa gra.

Grupi Sikh ishin duke shëtitur nëpër një fshat në pjesën veriore të Indisë duke kërkuar donacione, kur u sulmuan brutalisht nga një grup burrash, transmeton Telegrafi.


Një grua e kësaj zone kishte thënë se, “ishte hipnotizuar nga këta burra të cilët më pas e kishin përdhunuar”.

Grupi i burrave përpos që i kishin rrahur brutalisht “hipnotizuesit”, ata janë tërhequr zvarrë deri te stacioni i policisë.

Por pas hetimeve të kryera nga policia, është konstatuar se asnjëri nuk kishte bërë asgjë të keqe, e në veçanti njëri prej tyre që është rrahur brutalisht nga fshatarët. /Telegrafi/