LAJMI I FUNDIT:

Rrahet brutalisht një biznesmen serb në veri të Mitrovicës

Rrahet brutalisht një biznesmen serb në veri të Mitrovicës

Afaristi i njohur nga veriu i Mitrovicës, Aleksandar Rakiçeviq, i njohur me emrin Aco, është rrahur brutalisht të shtunën rreth orës 16:00 derisa ndodhej në kafiterinë e tij “Exlusive” në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve, ai ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë tjera të trupit, kurse ndodhet në gjendje kritike në spitalin e qytetit në veri.


“Viktima është sulmuar nga Bojan Nedeljkoviq – ‘Frukte’, i cili merret me shitblerjen  e pijeve alkoolike dhe ka disa depo të tilla në veri. Nuk dihet motivi i këtij sulmi, por dyshohet të bëhet fjalë për konkurrencën në biznes”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, viktima është pronar i disa pikave të karburantit në veri të vendit, si dhe i dy kafiterive në atë pjesë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e Policisë në Veri të Mitrovicës për të marr detaje rreth këtij incidenti por një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Telegrafi/