Banorja e Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, tashmë ka shprehur dashurinë e saj të madhe për kafshët.

Moderatorja shqiptare është e lidhur posaçërisht me qentë dhe mban gjithnjë në shtëpi.


E njëjta ka folur disa herë për qenin që i ka ngordhur, Sashën, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

Screenshot 38 7 Foto: Screenshot/Instagram

Në një video të re, prezantuesja shihet duke qarë pa pushim për të, pasi iu lëshua një këngë në Big Brother.

Ajo tha se kjo i kujton Sashën pasi dilnin me të shumë shpesh dhe vinte kufjet e dëgjonte këtë projekt.

Screenshot 39 5 Foto: Screenshot/Instagram

Banorët më pas iu afruan dhe munduan që ta qetësonin, duke i qëndruar afër.

Kjo nuk është hera e parë që Roza qan dhe shpreh dhimbjen që ka për të, duke e bërë me dije rëndësinë dhe lidhjen emocionale. /Telegrafi/