LAJMI I FUNDIT:

Royal Mall sjell patinazh brenda qytetit, për të parën herë në Kosovë!

Royal Mall sjell patinazh brenda qytetit, për të parën herë në Kosovë!

Prishtinës po i shtohet edhe një qendër e re tregtare moderne, e cila do të ofrojë edhe fushën e madhe të patinazhit dhe ngjitjes në mur të lartë prej afro 7 metrash.

Royal Mall, qendra më e re tregtare, një investim multimilionësh që po hapet brenda kryeqytetit ka njoftuar sot se përveç tjerash, për të parën herë në Kosovë do të ofrojë fushën e madhe të patinazhit, e cila do të jetë e hapur në çdo stinë,  gjatë gjithë vitit.

E njohur ndryshe edhe si “Mbretëresha e Qytetit”, Royal Mall në më shumë se 15,000 metra katrorë do të ofrojë mbi 70 marka në treg, shumica prej të cilave vijnë për të parën herë në vend, si dhe shumë risi të tjera, duke përfshirë edhe murin e lartë të ngjitës për fëmijë dhe të rritur, KFC brenda qytetit dhe shumë karakteristika të tjera të cilat pritet ta bëjnë Prishtinën destinacionin më atraktiv të shoppingut në Kosovë dhe rajon.

“Kur e kemi filluar projektin ikonik të Royal Mall ne kemi synuar që të krijojmë një ambient atraktiv për gjithë familjen, posaçërisht fëmijët, të cilëve u kemi krijuar një mundësi dhe vendtakim të ri në qytet, ku ata do të argëtohen pa fund duke rrëshqitur mbi akull, apo duke mësuar ngjitjen profesionale në mur, mes tjerash” ka thënë Teuta Kryeziu, drejtoreshë e Royal Mall.

“Përveç vizitorëve të rëndomtë që do ta shijojnë patinazhin, ne do të krijojmë edhe grupe profesionale të cilët do të mund ta zbulojnë apo ringjallin talentin e tyre për performancë dhe vallëzim mbi akull, dhe krejt kjo do të ndodhë nē mes të kryeqytetit tonë – Prishtinës” ka vazhduar më tej Kryeziu.

Përvoja e re dhe e pa-provuar më parë në shopping që do të ofrojë qendra me dizajnin më unik brenda dhe jashtë saj, Royal Mall me katër kate dhe qindra vende parkingu falas, do të jetë edhe vend relaksi për gjithë familjen, sepse çdokush do ta shijojë qëndrimin aty me ofertat më të mira për ushqim, kafe, veshje, teknologji shtëpiake apo kozmetikë.

Për më shumë informata rreth dyqaneve dhe risive që do të sjell Royal Mall në qytet, vizitoni: https://web.facebook.com/royalmall.pr/

Artikull i sponzoruar