LAJMI I FUNDIT:

Rowan Atkinson: Nuk jam fans i punës sime, nuk i shikoj filmat e mi

Rowan Atkinson: Nuk jam fans i punës sime, nuk i shikoj filmat e mi
Rowan Atkinson (Foto: YouTube/Universal Pictures)

Aktori britanik, Rowan Atkinson, nuk është një fans i punës së tij dhe asnjëherë nuk i shikon filmat pasi përfundojnë.

Gjatë një interviste për DPA, komiku i njohur më së shumit për rolin e Mr. Bean, ka thënë se përpiqet të mos i shikojë filmat e tij.

“Në parim, nuk jam fans i punës sime. Nëse është e mundur, mundohem që të mos i shikoj filmat e mi pasi të përfundojnë”, ka deklaruar 63-vjeçari.


Megjithatë, ai ka bërë të ditur se do të bëjë një përjashtim me rastin e filmit të ri, “Johnny English Strikes Again”.

Lajmet për Rowan Atkinson
Lexo po ashtu Lajmet për Rowan Atkinson

Komedia e re, e cila do të nisë shfaqjen nëpër kinema në muajin tetor, flet për agjentin sekret britanik, i cili tërhiqet nga pensioni pas një sulmi kibernetik që zbulon identitetin e të gjithë agjentëve sekretë.

Në vitet e fundit, Atkinson ka qenë më i tërhequr nga karriera dhe nuk ka xhiruar projekte të reja.

“Johnny English Strikes Again” është vazhdimi i tretë i filmave për Johnny English, ndërsa regjinë e ka bërë David Kerr.

Olga Kurylenko, Ben Miller e Adam James, janë protagonistët tjerë të kësaj komedie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Magazina
Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Magazina
Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Magazina
G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Magazina
Kalo në kategori