LAJMI I FUNDIT:

Roth: Nuk më pëlqen ritmi i ecjes së ‘kërmillit’ politik!

Roth: Nuk më pëlqen ritmi i ecjes së ‘kërmillit’ politik!

Është cinike të luhen lojra të pushtetit mbi kurrizin e popullatës. Me këtë zvarritet zhvillimi dhe bastohen shanset e vendit”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth, në një intervistë për “Deutsche Welle”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Njerëzve qartësisht u duhet perspektivë e patjetërsueshme për të ecur përpara, ata shpresojnë për një të ardhme evropiane të vendit të tyre. Për këtë arsye, partitë në pushtet dhe opozita janë duke folur në mënyrë të qartë – saktësisht të justifikojnë përgjegjësinë e tyre për vendin. Reformat mund të merren vetëm nga parlamenti dhe të zbatohen nga qeveria. Tani kam përshtypjen se në sajë të punës së vazhdueshme të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, ndër të tjera edhe Gjermania, më në fund bëhen hapat e parë në drejtimin e duhur. Por, ju keni të drejtë – ritmi i një kërmilli aspak nuk më pëlqen – tha Roth.


Roth thotë se janë të nevojshme marrëdhëniet e qëndrueshme dhe se Maqedonia duhet më në fund të kapërcejë krizën brendapolitike. Ai shpreson se në kontestin me emrin, që është ‘paralizuar’, më në fund do të bëhet një hap përpara.

Për protestat e “Revolucionit Laraman”, Roth thotë se shoqëria civile kritike është pjesë përbërëse e një demokracie vitale dhe është mirë që qytetarët të shprehin protestën e tyre, dhe se ajo duhet të përballet me të gjithë politikanët në të gjitha vendet demokratike. /Telegrafi/