Fshati Rosujë që gjendet në komunën e Pejës ka komunitet ndërmarrës. Megjithatë, kualiteti i dobët i energjisë elektrike nga paslufta ka bërë që banorët të mos mund të kryejnë punët e tyre. Gjithashtu edhe ekonomitë familjare nuk kanë kaluar mirë si pasojë e rrjetit elektrik jo- stabil.
Është Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ajo e cila ka ardhur me një projekt të rëndësishëm investiv me qëllim përmirësimin e rrjetit elektrik në këtë anë.
Liridon Berisha, një nga banorët e fshatit Rosujë pret shumë nga projekti investiv i KEDS-it.
“Kemi hequr shumë keq me energjinë e dobët. KEDS-i ka ardhur më projekt. Ja mund t’i shihni, shtyllat, trafon dhe kabllot. Këtu ka ferma, i shihni. Punohet këtu. Por e kaluara nuk ishte e favorshme. Tash kanë punuar. Neve na duhet rrymë stabile dhe kualitative”, thotë Liridon Berisha nga fshati Rosujë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala deklaroi që investimi është tejet serioz dhe se ishte më se i nevojshëm. Buzhala tregon edhe për numrat e saktë se sa paisje elektrike janë vendosur në kuadër të këtij projekti në Rosujë.
“Trafo e re e standardeve të fundit europiane 160 kVA, lartëpërçuesi i ri, 40 shtylla të tensionit të ulët,32 të tjera të tensionit të lartë, 2 mijë metra kabllo, do të thoja është emërtimi i këtij projekti. Tensioni vije kualitativ dhe stabil”, thotë Viktor Buzhala nga KEDS.
Janë më shumë se 20 ekonomi familjare që kanë përfituar dhe do të përfitojnë edhe më shumë nga ky projekt i KEDS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Popeyes® vjen në Kosovë
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi