LAJMI I FUNDIT:

Rooney vjen me një deklaratë të ‘çmendur’: Park Ji-Sung ishte po aq i rëndësishëm sa Ronaldo për Manchester Unitedin

Rooney vjen me një deklaratë të ‘çmendur’: Park Ji-Sung ishte po aq i rëndësishëm sa Ronaldo për Manchester Unitedin

Wayne Rooney ka shpjeguar pse Park Ji-sung ishte po aq i rëndësishëm për suksesin e Manchester Unitedit sa ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Park u bë një figurë kulti mes shumë tifozëve të Unitedit për aftësinë e tij për të performuar në disa nga ndeshjet më të mëdha në fitimin e katër titujve të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.


Ai ka shumë njerëz që nuk do ta konsiderojnë atë aq të rëndësishëm sa Ronaldo, i cili shënoi 42 gola në sezonin 2007/08, por kështu nuk mendon edhe Rooney.

Sir Alex Ferguson pendohet për disa veprime te Unitedi: Kam bërë padrejtësi ndaj dy lojtarëve
Lexo po ashtu Sir Alex Ferguson pendohet për disa veprime te Unitedi: Kam bërë padrejtësi ndaj dy lojtarëve

“Kjo më bën të mendoj për karrierën time”, ka thënë fillimisht Rooney për Sunday Times, ku përshkruan rëndësinë e punës në ekip.

“Është çmenduri, por nëse e përmendë Cristiano Ronaldon te një 12-vjeçar, ata menjëherë do të thoshin: ‘Po, ai ishte një lojtar i shkëlqyer për Manchester Unitedin’”.

“Por, nëse do të thoshit Park Ji-sung, ata mund të mos dinë kush ai ishte, por të gjithë ne që luanim me Parkun e dimë se ai ishte pothuajse aq i rëndësishëm për suksesin tonë sa Ronaldo”.

“Fletcher dhe Park luajtën një rol të madh në zhvillimin tonë si ekip”, përfundoi legjenda angleze e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori