Rooney: Manchester Unitedi duhet të shpenzojë 100 milionë funte për Kane dhe jo për Sanchon
![Rooney: Manchester Unitedi duhet të shpenzojë 100 milionë funte për Kane dhe jo për Sanchon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/10/sancho-kane-rooney-780x439.jpg)
Wayne Rooney beson se Manchester Unitedi do të ishte më mirë të harxhonte 100 milionë funte apo 110 milionë euro për transferimin e qendërsulmuesit Harry Kane dhe jo të anësorit Jadon Sancho.
Djajtë e Kuq janë lidhur prej kohësh me sulmuesin sensacional të Borussia Dortmundit, por deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për një tarifë transferimi për Sanchon.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është afër transferimit të ylli uruguaian, Edinson Cavani, i cili do të arrijë me një marrëveshje afatshkurtër në Old Trafford.
Megjithatë, edhe pse një tifoz i madh i Sanchos, Rooney është i bindur se ish-klubi i tij duhet të kërkojë të shpenzojë shumë për një numër 9 afatgjatë, me Djajtë e Kuq tashmë të pajisur mirë kur bëhet fjalë për anësorët e sulmit.
Sulmuesi i Tottenhamit, Kane ka qenë në formë të mirë këtë sezon dhe Rooney veçoi 27-vjeçarin si një lojtar që Djajtë e Kuq duhet të ndjekin.
Rooney: Man Utd should spend £100m on Kane not Sancho https://t.co/MndTNKwGL7 pic.twitter.com/YtLxTXfdHj
— GOAL South Africa (@GOALcomSA) October 4, 2020
“Jadon Sancho është një lojtar i madh, por më duket e çuditshme që ai ka qenë objektivi i transferimeve të Manchester Unitedit”, ka thënë fillimisht Rooney për The Sunday Times.
“Pse mendoni të paguani afër 100 milionë funte për dikë të ngjashëm me talentin që keni marrë tashmë? Unitedi ka Marcus Rashford dhe Anthony Martial dhe ku do ta linte ardhja e Sanchos, Mason Greenwoodin, i cili luan në të njëjtën pozitë dhe është në moshë të ngjashme?”.
“Më mirë të paguhen ato 100 milionë funte në përpjekje për të marrë Harry Kane. Po, marrja e Kane nga Tottenham do të ishte e vështirë, ndoshta e pamundur, por Unitedi është një klub i cili gjithmonë duhet të bëjë një përpjekje për të nënshkruar lojtarët më të mirë dhe Kane është pikërisht ajo që i duhet Ole Gunnar Solskjaer, ashtu si Erling Haaland, të cilin United e humbi vitin e kaluar – një numër 9 i mirëfilltë”.
“Një Kane ose Haaland ose dikush si Robert Leëandoëski do t’i jepte Rashfordit dhe Martialit dikë për të luajtur dhe lirinë për të lëvizur në zona të ndryshme, për të marrë topin dhe për të provuar të driblojnë kundërshtarët – pa pasur gjithmonë barrën e nevojshme për të shënuar”.
“Do të ishte më mirë edhe për të nëse Unitedi do të kishte një numër 9 të njohur, sepse ai mund të mësonte prej tyre, ashtu si unë nga Ruud van Nistelrooy. Sigurisht që ka mënyra të ndryshme për të luajtur pozicionin dhe Liverpool e përdor shkëlqyeshëm një nëntë false në Roberto Firmino.
“Pyes veten nëse një zgjidhje për Solskjaer mund të jetë një mesfushë diamanti me Bruno Fernandes në mes dhe Martial dhe Rashford si sulmues të gjerë, duke përdorur shpejtësinë e tyre, e ngjashme me Mohamed Salah dhe Sadio Mane”, përfundoi anglezi.
Manchester Unitedi do të luajë sot (e diel) kundër ekipit të Kane në Ligën Premier kur ata të presin Spursat e Jose Mourinhos në Old Trafford. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jude-bellingham-780x439.png)
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt
![Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bellingha-780x439.png)
Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes
![Vazhdon forma e dobët e Real Madridit, ndalet edhe nga Osasuna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valverde-1-780x439.png)
Vazhdon forma e dobët e Real Madridit, ndalet edhe nga Osasuna
![Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/robert-lewandowski-780x439.jpg)
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski
![Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marmoush-780x439.jpeg)
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City
![“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-131549-780x439.jpg)
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara