Suedia është shpallur fituese e Eurovision 2023.

Loreen, e cila u rikthye në kompeticionin muzikor pas 11 vitesh, ka shkëlqyer sërish duke rrëmbyer çmimin e madh me “Tatto”.


Një reagim për fitoren e artistes suedeze e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila vitin e kaluar prezantoi Shqipërinë në Eurovision.

Screenshot 1 44 Foto: Instagram

“Urime për trofeun tënd të dytë Loreen”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Hajati vitin e kaluar u prezantua me “Sekret” - këngë kjo që nuk arriti të kualifikohej as në finale.

Ndërkaq, Shqipëria sivjet është përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi me “Duje”.

Ata arritën në vendin e 22-të në Eurovision duke grumbulluar kështu vetëm 76 pikë.

Loreen theksojmë se ka fituar Eurovisionin edhe në vitin 2012 me “Euphoria”. /Telegrafi/