Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Ajo po ashtu është tejet aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa në Instagram numëron mijëra fansa.


E njëjta së fundmi, i ka dhënë hapësirë ndjekësve t'i bëjnë pyetje rreth jetës dhe karrierës përmes opsionit ‘pyetje - përgjigje’.

"Bëhu gruaja ime", është pyetja e fansit, teksa nuk ka munguar një përgjigje interesante nga këngëtarja Hajati.

"Nesër në orën 15:00 të pres te sheshi, vishu me kostum të kuq që të të njoh dhe mos u vonu se jam korrekte", është përgjigja e saj.

Ndryshe, Ronela gjatë këtij viti publikoi një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku. /Telegrafi/

68756266 472943969919471 480180908515655680 n Ronela Hajati/Foto: InstaStory