“Ronaldo të rikthehet te Real Madridi? Po, mund të ndodhë” – Zidane pushton internetin me deklaratën rreth rikthimi të mundshëm të portugezit te Los Blancos

Zinedine Zidane ka pushtuar rrjetet sociale me deklaratën e bërë para takimit të dytë me Atalantën në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi është nikoqir i skuadrës italiane në përballjen që luhet nesër (e marte) me fillim nga ora 21:00, me sfidën e parë që e kishin fituar 1-0.
Zidane është pyetur në konferencë për media se nëse Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Real Madridi.
“Cristiano (Ronaldo) të rikthehet te Real Madridi? Po, mund të ndodhë”, ka thënë francezi.
“Ne e njohim atë, por ai është lojtar i Juventusit dhe ne duhet të respektojmë këtë, ai është duke luajtur për një tjetër klub”.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































