Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit më të madh individual ‘Topi i Artë’.

Gazeta prestigjioze franceze ‘France Football’, pas disa viteve, do ta ndajë përsëri e vetme çmimin më të madh individual ‘Topi i Artë’.


Favoriti kryesor për të fituar këtë çmim është sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, Ronaldo nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimit pasi gjendet në Japoni me skuadrën e tij, për përgatitje për ndeshjet e Botërorit të klubeve.

ronaldo 1

Fituesi i çmimit ‘Topi i Artë’ pritet të dhurohet rreth orës 20:00 dhe në garë janë tre futbollistë, ku së bashku me Ronaldon, në treshe gjenden edhe Lionel Messi dhe Antoine Griezmann. /Telegrafi/

ronaldo1

telegrafi sport app