Al Nassr fitoi derbin e xhiros së 7-të të kampionatit të Arabisë Saudite ndaj Al Ahlit me rezultat 4-3.

Dy gola për Al Nassr u shënuan nga Cristiano Ronaldo në minutën e 4-të dhe të 52-të, që e bëjnë  top shënues të kampionatit me nëntë gola.


Megjithatë, momenti më i përfolur ishte ai i minutës së tetë, kur Ronaldo humbi një rast të pabesueshëm.

Portugezi u shfaq i vetëm në një nga harkimet në zonën e rreptësisë dy metra larg portës, por në vend të qëllonte rrjetën, ai goditi shtyllën.

Si ai, edhe bashkëlojtarët dhe kundërshtarët nuk besonin se legjenda e futbollit humbi një rast të tillë. /Telegrafi/

telegrafi sport app