Me golin e dytë, portugezi barazoi rekordin e Raul Gonzales si golashënuesit më të mirë në histori të Real Madridit, transmeton Telegrafi.

ronittt


“Nuk kam menduar për momentin e thyerjes së rekordeve. Unë gjithmonë mendoj për ndeshjen e ardhshme. Tani do të flej i qetë dhe i lumtur sonte”.

“Të dielën kemi një ndeshje derbi, atë kundër Atletico Madrid. Pastaj vije ndeshja edhe me PSG-në, e cila do të jetë një ndeshje e vështirë. Parisienët mund ta fitojnë titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve”.

“Por, për të fituar një garë të tillë, ju duhet të mposhtni edhe klube të tilla të mëdha”, tha Ronaldo pas dygolëshit të shënuar në përballjen me Malmon, ku Real Madrid triumfoj me rezultat prej 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve /Telegrafi/

 
telegrafi sport app