LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ka habitur trajnerin e Portugalisë me sjelljen e tij gjatë takimit të parë mes tyre

Ronaldo ka habitur trajnerin e Portugalisë me sjelljen e tij gjatë takimit të parë mes tyre

Futbollisti legjendar portugez, Cristiano Ronaldo, ka befasuar trajnerin e Portugalisë, Roberto Martinez me sjelljen e tij gjatë takimit të tyre të parë.

Në janar të vitit 2023, Martinez u ul në stolin e kombëtares portugeze, vetëm një muaj pas Botërorit në Katar, ku u mposhtën nga Maroku në çerekfinale me rezultatin 1-0.


Ronaldo përfundoi në lot pas asaj ndeshje dhe shumë menduan se ai e kishte mbaruar karrierën e kombëtares, pasi ishte në stolin e futbollistëve rezervë në ndeshjet e fazës eliminatore kundër Zvicrës dhe Marokut.

Megjithatë, Martinez theksoi menjëherë se kapiteni është një pjesë e rëndësishme e planeve të tij dhe që atëherë ai ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje nën drejtimin e tij, gjë që ka rezultuar në kualifikimin e portugezit në Euro 2024 më shpejt se çdo turne tjetër në histori.

“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të zgjedh lojtarët me emër pa e njohur personin që qëndron pas lojtarit”.

“Unë u përpoqa të takoj të gjithë ata që ishin në listën e Kupës së Botës dhe kur takova Cristiano, kuptova se ai është një lojtar që dëshiron të vazhdojë të japë gjithçka për ekipin kombëtar. Pashë një person që donte të ishte shumë i përkushtuar dhe që është në shërbim të skuadrës”.

Festë e dyfishtë në familjen e Ronaldos: Al Nassr i përgatiti një surprizë yllit të futbollit, djali i tij firmosi kontratën me klubin
Lexo po ashtu Festë e dyfishtë në familjen e Ronaldos: Al Nassr i përgatiti një surprizë yllit të futbollit, djali i tij firmosi kontratën me klubin

“Diçka që nuk duhet të jetë rasti me lojtarët si Cristiano që kanë arritur gjithçka në jetë. E vërteta është se u habita shumë që ai kishte atë përulësi dhe dëshirë për t’i shërbyer ekipit. Kjo ishte pika e fillimit dhe themeli i të gjithave”, ka thënë Martinez.

Megjithëse u transferua te Al-Nassr, Ronaldo vazhdon të marr thirrje për ekipin kombëtar dhe së fundmi shënoi dy gola kundër Bosnje dhe Hercegovinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori