LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo flet për depresionin që po përjeton: Kam dy vite që shkoj në psikoterapi, kjo më ndihmon shumë

Ronaldo flet për depresionin që po përjeton: Kam dy vite që shkoj në psikoterapi, kjo më ndihmon shumë

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo ka treguar se prej dy vitesh e gjysmë i është nënshtruar psikoterapisë për depresion.

Në një intervistë për Marca, një nga futbollistët më të mirë në histori ka pranuar se prej vitesh po lufton me depresionin.

“Kam dy vjet e gjysmë që shkoj në psikoterapi për depresionin dhe kjo më ndihmoi ta kuptoj veten shumë më mirë se më parë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.


Ai është i vetëdijshëm se futbollistët që luajnë sot janë më të mbrojtur se në brezin e tij.

“Ne ishim ‘shtyrë në zjarr’ pa ndonjë përgatitje dhe duhej të luanim më të mirën që mundeshim. Ishim të ekspozuar ndaj një stresi shumë të lartë mendor. Në atë kohë, askujt nuk i interesonte se çfarë po kalonin lojtarët dhe se si e gjithë kjo reflektohej tek ata psiqikisht”.

“Sot lojtarët janë shumë më të përgatitur mendërisht për sfida, kanë të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor, çdo lojtar trajtohet individualisht… Në kohën time nuk kishte një gjë të tillë, të gjithë e injoronin këtë problem”, nënvizoi Ronaldo .

Ai ka treguar edhe pse ka ardhur kjo gjë, duke e cilësuar mungesën e privatësisë si më të rëndësishmen.

“Shumë lojtarë kaluan periudha vërtet të vështira dhe depresioni për shkak të më pak privatësisë, mungesës së lirisë… Problemet ishin të dukshme, por atëherë nuk kishte zgjidhje adekuate si tani”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori