LAJMI I FUNDIT:

‘Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm’ – deklarata e Ancelottit që nxit spekulime

‘Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm’ – deklarata e Ancelottit që nxit spekulime
(Foto: Eurosport)

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos duke vënë në dukje profesionalizmin e tij të lartë gjatë kohës sa luante te klubi spanjoll.

Superylli portugez nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij, ndërsa pas ndërprerjes së bujshme të kontratës me Manchester Unitedin, por përballet me situatë të ngjashme edhe te përfaqësuesja.

37-vjeçari u la në bankën rezervë në fitoren e Portugalisë (6-1) ndaj Zvicrës, për shkak të reagimit që kishte bërë pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Koresë së Jugut.


“Ronaldo ndoshta akoma ndihet si në të njëzetat, sepse është mirë, i ka përgjigjet që i kërkon nga trupi i tij. Konkurrenca është bërë e lartë”, ka thënë Ancelotti për Corriere dello Sport.

(Foto: Eurosport)

“Kam qenë trajner i tij për dy vite (te Reali) dhe nuk ka pasur kurrfarë problemi. Në fakt, ai i zgjidhte problemet për mua. Cristiano stërvitet shumë, u kushton vëmendje detajeve, gjithçka ishte e lehtë për mua që të trajnoja. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar strategu italian.

Në muajin e kaluar i spekulua se CR7 i është ofruar Realit për gjashtë muaj, si zëvendësim për Karim Benzeman e lënduar, ndërsa kjo deklaratë e Ancelottit padyshim se do të nxitë spekulime të reja.

Federata Portugeze e Futbollit i mohoi të enjten pretendimet se Ronaldo ka kërcënuar me largim nga Kampionati Botëror, pasi trajneri Fernando Santos e la në bankën rezervë.

Edhe vet futbollisti, i cili nuk ka shënuar që nga penalltia kundër Ganës, e lëshoi një deklaratë ku thoshte se janë një grup shumë i bashkuar dhe nuk mund të thyhen nga forcat e jashtme.

Ndryshe, Portugalia luan kundër Marokut në fazën çerekfinale në ndeshjen që zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori