Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin – braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ish-legjenda braziliane Ronaldinho, ka refuzuar që të emërojë Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave në futboll, teksa ka emëruar jo një, por tre lojtarë që sipas tij duhet të jenë pjesë e këtij debati.
Messi e shijoi aventurën e tij tek Barcelona, duke fituar 35 trofe gjatë atij rrugëtimi, që përfshinte 10 tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.
Ai u transferua tek Paris Saint-Germaini, ku edhe aty korri sukses duke fituar tre tituj gjatë kohës së tij të qëndrimit në Francë.
Tani tek Inter Miami, ai e ka udhëhequr ekipin e tij drejt trofeut të parë të tyre në histori, duke fituar Kupën e Ligës.
“Jam i lumtur që Messi e ka fituar Topin e Artë, ne ishim shokë të mirë gjatë kohës sonë tek Barcelona, por mua nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe më vjen vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Ronaldinho në një intervistë për Marca.
“Aty ishte Maradona, Pele, Ronaldo, është e vështirë të thuash se Messi është më i miri në histori të futbollit, por mund të them vetëm se ai është më i miri në epokën e tij”, është shprehur braziliani.
Messi në anën tjetër nuk ishte kursyer aspak në lëvdata kur ka folur për kohën e Ronaldinhos tek Barça.
“Ronaldinho ishte përgjegjës për ndryshimin që ndodhi tek Barça. Ishte një periudhë e keqe dhe ndryshimi që erdhi pas mbërritjes së tij ishte fantastike. Barcelona duhet të jetë gjithmonë mirënjohëse për atë që ka bërë ai”, ka thënë Messi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund t'i mungojë gjatë Cityt

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nico Williams, në verë synohet transferimi i tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze