Chelsea ka barazuar me Wolves me rezultat 2-2 në kuadër të ndeshjes për javën e 35-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi me raste, sidomos me Chelsen që rrezikoi me Timo Werner në dy rastet.


Madje Chelseat në pjesën e parë iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë Chelsea fitoi penallti dhe nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku që shënoi për 1-0.

Vetëm dy minua më pas belgu arriti të shënojë golin e dytë personal për 2-0.

Krejt çka bëri Wolves ishte një gol nga Trincao në minutën e 79-të për 2-1.

https://twitter.com/rdixhuiit/status/1522964430224506880

Chelsea ishte afër ta merrte një fitore të rëndësishme për të ruajtur pozitën e tretë në renditje, por kështu nuk mendoi mbrojtësi Conor Coady që shënoi për 2-2.

Chelsea tani ka 67 pikë, katër më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.  /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
telegrafi sport app