LAJMI I FUNDIT:

Romani “Bum”, një bum në letrat tona

Romani “Bum”, një bum në letrat tona

Letërsia jonë nuk njeh deri më sot zhanrin e romaneve fantastiko-shkencore, sepse mungoi qasja produktive e një imagjinate tejkohore e tejhapësinore në kushtet e një zhvillimi teknologjik shkencor në avancimin e trajtesën e kësaj tematike

Këto ditë na vjen një emër i ri i cili hapëron në këtë zhanër të letërsisë përmes romanit “Bum” të Shend Kryeziut, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Fal kësaj fushe studimore, Shendi futet në botën mistike e fantastike të njerëzores duke na pasqyruar tablloide sa reale në kontinuitet me tejrealen për të perceptuar atë jonjerëzoren në kohë të një reminishence tejnjerëzore, shkruan Telegrafi.

Romani “Bum” është një bum në letrat tona e sidomos në roman që tejkalon imazhet sugjestive të imoralitetit njerëzor në varësi subjektive të narracionit.

Romani është triptik që kapërthimi i mendjes nuk jep varësi ideore të personazheve, por tejkalon në surealizëm subjektiv për të qenë në kontinuitet të përhershëm me kohën e vendin.

Romanin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese “Armagedoni”, një shtëpi prestigjioze që na ofron vlera të mirëfillta letrare e artistike. /Telegrafi/