LAJMI I FUNDIT:

Romanca “Love Again” arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night!

Romanca “Love Again” arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night!

Priyanka Chopra rikthehet në botën e filmit në romancën dhe komedinë “Love Again”. Me këtë rast Cineplexx do të organizoj eventin e shumëpritur “Ladies Night” me shumë shpërblime në dy lokacionet – Prishtinë dhe Prizren.

Eventi “Ladies Night” do të mbahet më datën 18 maj duke filluar nga ora 19:00. Sa i përket ngjarjes së filmit, Mira Ray (Priyanka Chopra), duke u përballuar me humbjen e të fejuarit të saj, dërgon një sërë tekstesh romantike në numrin e tij të vjetër të celularit, duke mos e kuptuar se i ishte ricaktuar numri i njëjtë gazetarit Rob Burns.

Rob bëhet i mahnitur nga ndershmëria e fjalëve të saj në tekstet të ndërtuara aq bukur. Kur ai caktohet të shkruajë një profil të superyllit Celine Dion, ai kërkon ndihmën e saj për të kuptuar se si ta takojë Mirën personalisht — dhe të fitojë zemrën e saj.


Këto janë shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit të enjten:

Në kinemanë në Prishtinë:

2x Microblading në vlerë prej 250€ nga BROWS BY – Fjolla

3x Parfuma Giorgio Armani Sì Passione nga EBC Cosmetics

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Yamamay

Në kinemanë në Prizren:

3x produkte të Lancôme nga EBC Cosmetics

3x Volume Lash Extensions nga Nita Lashes

3 Shërbime prej 30€ nga Creative Nail Designs

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni uebfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i blini përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Në trend Magazina

Më shumë
Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Kalo në kategori