Roma synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare

Roma dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Giallorossët janë nikoqir të klubit nga Sardenja në takimin e vlefshëm për javën e 14-të, takim që zhvillohet në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Paolo Fonsecas vjen pas një humbje të madhe nga Atalanta dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mbetur në hap me vendet e para.
Në anën tjetër, mysafirët janë larg nga forma pozitive e fillim sezonit dhe do të ishin shumë të lumtur me një pikë nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Marash Kumbulla kthehet nga minuta e parë.
Roma: Mirante; Mancini, Cristante, Kumbulla; Karsdorp, Villar, Veretout, Bruno Peres; Pedro, Mkhitaryan; DzekoCagliari: Cagliari: Cragno, Zappa, Ceppitelli, Godín, Lykogiannis; Marin, Rog; Nandez, Joao Pedro, Sottil, Simeone./Telegrafi/

















































