Në mediat italiane po raportohet se Roma është pajtuar ta shesë Edin Dzekon te Interi për 10 milionë euro dhe sulmuesin e talentuar Edoardo Vergani në ofertë.

Sipas Sky Sport Italia, dy klubet italian më në fund po e arrijnë marrëveshjen për sulmuesin boshnjak, duke i dhënë kështu Antonio Contes sulmuesin që e dëshiron.


Vergani është një 18-vjeçar që fillimisht i ishte ofruar Sassuolos në këmbim të shërbimeve të mesfushorit Stefano Sensi, që vlerësohet në shumën e 25 milionë eurove.

GettyImages 906015148 Edoardo Vergani (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Situata tani ka ndryshua, derisa skuadra italiane thuhet se tani po e kërkon një tjetër talent të Nerazzurëve si, Andrea Adorante, si pjesë e shkëmbimit të lojtarëve.

Conte kishte tentuar ta transferonte Edin Dzekon edhe kur ishte pjesë e Chelseat, mirëpo kishte dështuar t’i bindte Giallorossët për shitjen e tij.

Boshnjaku shihet si zëvendësues i Mauro Icardit që në këtë verë do të largohet nga Giuseppe Meazza, pas tollovisë së shkaktuar në klub gjatë sezonin që lamë pas. /Telegrafi/

telegrafi sport app