Roma është vënë pas yllit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, duke e kërkuar në huazim me mundësi të blerjes.

Sky Sport Italia shkruan se pas dështimit të marrëveshjes me Interin për Matteo Politano, klubi është vënë në kërkim të një sulmuesi krahu.


Giallorossët ende ka nevojë për një lojtar që do ta zëvendësonte të dëmtuarin Nicolò Zaniolo dhe objektivi është Shaqiri.

GettyImages 1198888862 Xherdan Shaqiri në aksion te Liverpooli (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Sipas gazetarit të njohur të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Roma e ka kërkuar Shaqirin në huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Mbetet për tu parë nëse Liverpooli është i gatshëm t'i pranojë këto kushte.

Nëse marrëveshja arrihet,  do të ishte një rikthim në Serie A për 28-vjeçarin, i cili kishte një aventurë te Interi nga janari deri në gusht të vitit 2015.

GettyImages 1168066023 Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Roma ishte vënë edhe pas Susos së Milanit, por kuqezinjtë e kishin kërkuar Cengiz Underin si shkëmbim, duke bërë që romanistët të refuzojnë. /Telegrafi/

telegrafi sport app