Mediat holandeze raportojnë se Roma ka filluar bisedimet me Ajaxin për Justin Kluivert dhe Hakim Ziyech.

Interesimi nuk është i ri, por faqja holandeze vi.nl pohon se Ziyech është pranë Giallorossëve.


Mesfushori krijues ka thënë disa herë se dëshiron të largohet këtë verë dhe do ta mirëpriste një lëvizje për në Romë.

GettyImages 908429540 Hakim Ziyech . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ajax ka më shumë gjasa që të lërë Ziyech të largohet, por jo edhe aq sulmuesin  ri,  Justin Kluivert, i cili është djali i Patrick Kluivert.

Ziyech është maroken por i lindur në Holandë, ndërsa këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 13 asistime.

GettyImages 908423112 Justin Kluivert . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Sa i përket Kluivert ai ka një çmim të lartë, por kërkohet edhe nga shumë klube të mëdha.

Roma tashmë e ka përforcuar skuadrën duke nënshkruar me talentin kroat Ante Coric nga Dinamo Zagreb për 8 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app