Roma kishte refuzuar €70m për De Rossin

Kontrata e italianit me Giallorossët skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa është spekuluar se 28-vjeçari mund ta braktisë klubin kryeqytetas. Por kështu nuk mendon Conti.
“De Rossi do të qëndrojë te Roma, nuk ka dyshim për këtë”.
“Duhet t’ua përkujtoj njerëzve këtë: Chelsea ofroi 70 milionë euro për të, shumë para, por Rosella Sensi e refuzoi”, ka thënë Conti për Radio Mana Mana. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/11/2011












































