Në edicionin e kaluar, Giallorossët e zunë vendin e dytë në Serie A, por ishin 17 pikë prapa kampionit Juventus.

Kolumbiani, i cili kaloi te Lupi në janar nga Cagliari, beson se kryeqytetasit janë më të fuqishëm këtë edicion, porse pranon se Milani dhe Interi janë forcuar.


“Qëllimi është që të japim maksimumin, e dimë se duhet të japim gjithçka në stërvitje, të përpiqemi të arrijmë sa më larg në Ligën e Kampionëve dhe të fitojmë diçka”.

“Janë skuadra si Milani dhe Interi që kanë mbetur pakëz prapa, e të cilat tash duhet të kenë durim, sepse kanë bërë shumë ndryshime”, ka thënë Ibarbo. /Telegrafi/

telegrafi sport app