LAJMI I FUNDIT:

Roma gjithnjë e më afër marrëveshjes me Jan Vertonghen

Roma gjithnjë e më afër marrëveshjes me Jan Vertonghen
Jan Vertonghen . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Pas tetë viteve qëndrim në Londër, Jan Vertonghen do të largohet nga Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi belg është pjesë e klubit londinez që nga vera e vitit 2012, por tani po largohet si futbollist i lirë.


Kontrata e Vertonghen skadon në verë dhe ai nuk ka arritur marrëveshje për një kontratë të re me klubin.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A, ku Roma duket se ka fituar garën për të.

Jan Vertonghen . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Giallorosët janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë tri vjeçare belgut me një pagë vjetore prej rreth katër milionë euro.

Vertonghenin e tërheq ideja për të luajtur në Serie A, por ende i pavendosur se ku do të nënshkruajë pasi edhe Interi e kërkon atë.

Gjithsesi për lojtarin mbetet në garë edhe ish-skuadra e tij Ajax, por duket se belgu ka vendosur të provojë një eksperiencë në Serie A para se ta mbyll karrierën me gjigantin holandez. /Telegrafi/