Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj CSKA Moskës si mysafirë me rezultat 2-1.

Të besuarit e Eusebio Di Francesco, ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë mundur ta mbyllin ndeshjen me rezultat më të lartë.

Romakët e nisën ndeshjen me gol.

Ishte mbrojtësi Kostas Manolas që shënoi me kokë, pas një harkimi nga këndi që në minutën e 4-të.

Kroati Nikola Vlasic provoi ta barazojë për CSKA-n, por pa sukses.

Rast të mirë për ta ngritur epërsinë e Romës kishte Florenzi, por në fund dështoi të gjuajë.

CSKA kishte tri raste radhazi për ta barazuar në pjesën e parë, por Jaka Bijol, Georgi Schennikov , Ivan Oblyakov e Hordur Bjorvin Magnusson, nuk ishin të saktë.

Më të filluar pjesa e dytë rusët barazuan.

Ilzat Akhmetov pasoi te Arnor Sigurdsson që shënoi për 1-1 në portën e Robin Olsen (1-1) në minutën e 50-të.

Roma e ktheu epërsinë në minutën e 59-të. Lorenzo Pellegrini shënoi për 2-1.

Roma kishte shumë raste në fund, por Dzeko nuk arriti të kthej në gol.

Romakët tani kanë nëntë pikë dhe janë në krye të grupit ty tyre dhe me gjasa të mëdha për të kaluar tutje. /Telegrafi/