Roma 4-1 Chievo, nota e Hetemajt dhe të tjerëve

Roma ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A.
Giallorossët kanë arritur edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke mos lëshuar pe nga pozita e tretë në tabelë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Patrick Schick (9'), Edin Dzeko (40', 67') dhe Stephan El Shaaraëy (65') për Romën, ndërsa Roberto Inglese (88') shënoi për Chievon.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht boshnjaku Dzekoi, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Juan Jesus që u notua me 5.4.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj, i cili pati paraqitja të mirë duke u vlerësuar me 6.3. /Telegrafi/ Roma:























































