LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce Silver Shadow i Freddie Mercury do të dalë në ankand

Rolls-Royce Silver Shadow i Freddie Mercury do të dalë në ankand

Këngëtari legjendar britanik dhe frontmeni i grupit rock Queen, Freddie Mercury, zotëronte një Roll-Royce Silver Shadow, i cili do të shitet në ankand.

Ankandi do të mbahet në nëntor në Londër pa asnjë çmim rezervë për makinën, me të gjitha të ardhurat për bamirësi.


Vetura u prodhua në 1974 dhe u bë pronë e Mercury në 1979 kur u ble nga kompania e tij Goose Productions Ltd.

Megjithatë, Merkuri nuk e ngaste atë, ai kishte një shofer personal. Vetura e kishte në posedim deri kur ndërroi jetë në vitin 1991.

Rolls-Royce Silver Shadow fuqizohet nga motori origjinal V8 6.75 litra, trupi është i lyer me ngjyrë Silver Chalice, ndërsa pjesa e brendshme është blu.

Ankandi do të mbahet më 5 nëntor në Londër, ndërsa fondet nga shitja e makinës do t’i dhurohen organizatës humanitare Superhumans Center, e cila ofron ndihmë për Ukrainën. /Telegrafi/