LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce prezanton veturën më luksoze në kategorinë SUV (Foto)

Rolls-Royce prezanton veturën më luksoze në kategorinë SUV (Foto)

Disa vjet pas zhvillimit dhe një sërë fotografive, Rolls-Royce edhe zyrtarisht prezantoi modelin e tipit të parë nga segmenti SUV.

Për Rolls-Royce SUV ishte spekuluar qysh nga momenti kur Bentley në vitin 2012 paralajmëroi modelin tij luksoz, i cili debutoi tri vjet më vonë.

Emrin Cullinan është huazuar nga diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë në Afrikën Jugore, në vitin 1905 dhe ka 3.106,75 karatë, ose 621,35 gramë.

Cullinan është i dizajnuar sipas kërkesave dhe shijes së blerësve me xhep të thellë.

Bagazhi ka hapësirë prej 560 litrash. Cullinan është i vendosur në të njëjtën platformë të aluminit të cilën e përdorë edhe Rolls-Royce Phantom.

Vetura ka motor  6.75 litra bi-turbo V12, i cili siguron 571 kuaj fuqi.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h, ndërsa Rolls-Royce tash për tash nuk ka bërë të ditur se për sa sekonda mbërrin nga 0-100 km/h.

Prodhuesit pohon se Cullinan shpenzon 15 litra në 100 km. Çmimi fillestar i automobilit është 325.000 dollarë. /kp/Telegrafi/