LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce në versionin e makinës pickup

Rolls-Royce në versionin e makinës pickup

Duket mjaft mirë, mirëpo vështirë se mund të bëhet ndonjëherë realitet

Me Cullinan SUV që po shitet mirë në treg, Rolls-Royce, nuk pritet të sjellë ndonjë makinë tjetër me forma të mëdha, një pick do të ishte makina e fundit që do të mendohej, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk e ka penguar Rian Prisk, që ta sjellë një model në versionin e makinës pickup, duke shfrytëzuar përmasat e makinave Rolls- Royce, por pa ia humbur elegancën e lartë.

Në përgjithësi, makina ka marrë dukje më sportive, me mbrojtëset e zeza mbi rrota, si dhe krahun që del prej pjesës së pasme të tavanit. Rrotat gjigante, bëjnë që kjo makinë të duket paksa komike dhe vështirë se do të prodhohej e tillë.

Sikur të prodhohej një Rolls-Royce i tillë, do të kërkohej nga pasanikët që duan t’i transportojnë shkopinjtë e golfit me më shumë stil dhe të duken sa më mirë. /Telegrafi/