Shumë biznese në Kosovë kanë pësuar humbje të mëdha nga masat emergjente për parandalimin e coronavirusit.
Në mënyrë që të rimëkëmben pas pandemisë, këtyre bizneseve iu nevojiten mjete financiare, ku qasja në këto para në Kosovë çdo herë ka qenë e vështirësuar.
Përfaqësues të bizneseve në vend thonë se bankat komerciale në Kosovë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë emergjente.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se roli i bankave komerciale do të jetë më i madh pasi të fillojë faza e rimëkëmbjes, atëherë kur nevoja për investime të reja nga bizneset do të jetë më e madhe.
Por, edhe në rastin kur kërkohet kreditim nga bankat, shton Zeka, nevojitet ndihma e Qeverisë së Kosovës.
“Për të minimizuar edhe rrezikun potencial që mund të ndërmarrin bankat komerciale Oda Amerikane dhe shoqatat tjera ekonomike kemi kërkuar që shteti të ndërhyjë dhe subvencionojë apo të mbulojnë një pjesë të interesit bankar, në mënyrë që të lehtësohet qasja në financa për bizneset që mund të kenë nevojë për investime të reja pas pandemisë COVID-19”, thotë Zeka.
Bankat komerciale për të ndihmuar bizneset, mund të lehtësojnë kriteret në kredi dhe duke ulur edhe normat e interesit.
Mesatarja e normave të interesit në kredi në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është rreth 6,4 për qind, e cila ndër vite thuhet të ketë pasur rënie të konsiderueshme, pasi që në të kaluarën ishte edhe më e lartë.
Por, me gjithë uljen e kësaj norme, bizneset vazhdimisht kanë theksuar se norma e interesit është e lartë dhe pengesë për punën afariste.
Garantim kreditor më të madh për të marrë kredi
Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se bankat kanë kapitalin e mjaftueshëm, kanë likuiditet të mirë dhe janë në pozicion të kreditojnë ekonominë.
Megjithatë, ai shton që për të ndihmuar bankat komerciale bizneset, duhet që të përforcohet fondi për sigurimin e garancive kreditore.
“Ne mendojmë se duhet të kemi edhe një program qeveritar për subvencionimin e normave të interesit në mënyrë që edhe bankat të shfrytëzojnë likuditetin e tyre, por edhe me mbështetjen e këtyre mekanizmave shtetërorë t’u ofrojnë kredi më të përshtatshme, norma më të mira dhe kushte më të favorshme për bizneset, në veçanti për ato biznese dhe industri që janë goditur nga COVID-19”, shtoi ai.
Qeveria në detyrë e Kosovës në Pakon Emergjente Fiskale, e cila kap vlerën e rreth 180 milionë euro, ka ndarë mjete për garanci kreditore në vlerë prej 5 milionë eurosh.
Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se masat për rimëkëmbjen ekonomike duhet të përfshijnë mbështetje të likuiditetit nëpërmjet lehtësimit të qasjes në financim dhe lehtësimit të kritereve për rritje të kreditimit të sektorit bankar përmes garantimit të kredive nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.
Fondi për Garanci Kreditore, sipas BQK-së, duhet të rritet pasi që shuma aktuale nuk mund të plotësojë nevojat aktuale të bizneseve.
Fondi për Garanci Kreditore është rritur për 6,5 milionë euro
Sipas të dhënave të Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 180 milionë euro, të shpërndara në mbi 4,600 kredi.
Besnik Berisha, drejtor menaxhues i Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në një diskutim virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, pati thënë se Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është funksional dhe së fundmi kapitali garantues i tij është rritur për 6,5 milionë euro për agrobiznese.
Megjithatë, Berisha është shprehur se mund të ketë hezitim nga bankat komerciale për kreditim të bizneseve.
“Kur të fillojë të normalizohet situata, bizneset do të kenë kërkesa për financim, pasi që për të rifreskuar kapitalin do të kenë nevojë për kreditim, por përshtypja jonë është që për shkak të rritjes së rrezikut të rriskut dhe paqartësisë në treg, mund të ketë hezitim nga sektori bankar për kreditim”, ka thënë ai.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert