LAJMI I FUNDIT:

“Rokerat” e humbën garën kundër “Klan Kosova”, në çerekfinalen e “Super Sfida”

“Rokerat” e humbën garën kundër “Klan Kosova”, në çerekfinalen e “Super Sfida”

Për ekipin e “Klan Kosova” kanë garuar: Alaudin Hamiti – moderatori i “Champion Quiz” dhe “NIN”, Kron Sadiku dhe Shqipe Berisha – gazetarë të “Ora shtatë”. Ndërsa, për ekipin “Rokerat” kanë garuar këngëtari: Andos, Misi Marigona Krasniqi dhe Naim Bunjaku (Xuxi).

Xuxi është njëri nga garuesit më të dalluar të këtij kampionati në “Super Sfida”, i cili krijon shou, dramë, tension, por edhe si kapiten i ekipit çdo herë e jep maksimumin që të arrijë në finalen e madhe, derisa rokeri i famshëm, Andos, ka treguar vazhdimisht shpirtin e tij luftarak në të gjitha lojërat, duke e ngritur nivelin e adrenalinës në këtë shou.

Pjesë e ekipit “Rokerat” ka qenë edhe Misi Marigona Krasniqi, e cila ndonëse e vetmja femër në këtë skuadër, nuk ia ka lënë mangut kontributit për ta ndihmuar bashkëlojtarët në të gjitha lojërat.


Shou i së dielës mbrëma në fillim ishte i relaksuar nga të gjithë mysafirët, por sapo filloj loja e parë gjithçka ndryshojë, duke ndezur tensionin inatin në lojë.

Loja e parë “Hendboll Penallti” – lojë shumë dinamike dhe e pa parë deri tani; ku goli shënohet duke goditur në spirale dhe pastaj spiralja (federi) e kthen topin në portë – ekipet mbeten me rezultat të barabartë.

Po ashtu edhe në lojën e dytë, “Ragbi” – ku garuesi duhet të gjuaj topin dhe e qëllojnë me gomë, rezultati përfundoj i barabartë.

Në lojën e tretë “Frizbi”, “Klan Kosova”, kaloi në epërsi, ku lojën e fituan, përmes kontributit të madh të tyre, Alaudini dhe Shqipja.

Në lojën “Shpërthimi i balonave”, ku u përball Xuxi kundër Dinit, u prodhua shou i madh dhe humor i jashtëzakonshëm, me ç’rast duelin e fitoi Xuxi.

Ndërsa, shpërthimi lojës dhe tensioni i madh u vërejt në ballafaqimin e Andosit me Kronin, ku loja e humbi edhe korrektësinë, sepse bashkëlojtarët i afronin balonat garuesve. Kjo situatë bëri që edhe moderatori Enis Ujkani ta ngrejë tonin e zërit, pasi që kishte disa tentime për t’i ndaluar këto parregullsi që ndodhën gjatë kësaj loje. Kjo gjë nuk kishte ndodhur në ciklet e mëhershme të këtij emisioni.

Kjo ishte dëshmi se shou i së dielës në “Super Sfida”, ka qenë i jashtëzakonshëm, duke bërë që këtë garë në fund ta fitoj Klan Kosova, respektivisht garuesi Kron Sadiku.

Loja spektakolare ishte edhe “Basket me lopatë”, ku garuesit duheshin të ecnin mbi tra, i cili ishte i vendosur në një lartësi prej një metër, duke bartur topin me lopatë deri te koshi për të shënuar.
Xuxi ishte shumë i suksesshëm në këtë lojë, duke shënuar 5 kosha edhe e fitoj lojën. Në raundin e dytë Andosi po ashtu shënoj pesë pikë, ndërsa Kroni e humbi këtë garë në sekondën e fundit, duke mos arritur që të shënoj.

Kështu ishte rezultati deri në fund të emisionit që krijoj tension dhe emocion të madh, ky ishte edhe emisioni më i dalluar në këtë sezon deri me tani.

Në lojën e fundit “Penallti sy mbyllas”, “Klan Kosova”, ishte 10 pikë epërsi, derisa kjo lojë kishte tri raunde nga pesë pikë, ky shou, dramë arriti kulmin. Xuxi në raundin e parë filloj shumë mirë, duke shënuar katër gola shumë shpejt, por ju deshtë edhe një gol për ta barazuar, por pastaj e humbi orientimin dhe nuk arriti ta godas topin, të cilit i duhej vetëm një gol për të shënuar.

Këtu dhe mbaroj shou më i madh i këtij sezoni në “Super Sfida”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori