LAJMI I FUNDIT:

Rohde bashkë me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë Manastirin e Deçanit

Rohde bashkë me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se të premten bashkë me kolegët e tij që janë ambasadorë në vendet e rajonit kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Ambasadori Rohde ka thënë se kjo vizitë është e paharrueshme, teksa ka njoftuar se në këtë mënyrë kanë përmbyllur konferencën rajonale të ambasadorëve gjermanë në rajon.

Kurti takon ambasadorët gjerman nga rajoni dhe Berlini - flasin për rrugën drejt BE-së
Lexo po ashtu Kurti takon ambasadorët gjerman nga rajoni dhe Berlini - flasin për rrugën drejt BE-së

Gjithashtu ai ka falënderuar igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjic për mikpritjen dhe diskutimin që kanë pasur.


Ndryshe, Rohde dhe ambasadorët e tjerë gjermanë gjatë ditës janë pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori Rohde në platformën “X”, ka shpërndarë një fotografi nga takimi, teksa ka pohuar se kanë diskutuar për çështjet rajonale.

“Së bashku me kolegët gjerman nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, ka shkruar ambasadori.

Tutje, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti për dialogun, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori