LAJMI I FUNDIT:

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Mesfushori i Spanjës, Rodri është bërë lojtari i parë që përjashtohet nga ndeshja e ardhshme, pasi ka thyer një rregull të ri të futur në Euro 2024.

Ylli i Manchester Cityt u paralajmërua në fitoren 3-0 të Spanjës ndaj Kroacisë për dhënien e një penalltie pasi rrëzoi Bruno Petkoviçin kur dukej i gatshëm të shënonte.

Shumë menduan sikur Rodri duhej të ishte përjashtuar direkt nga loja, pasi një rregullore u ndryshua kohët e fundit kur bëhet fjalë për një lojtar që mohon një mundësi të dukshme për të shënuar.


Imazhi: Getty

Rodri është sërish në mesfushën e Spanjës për ndeshjen kundër Italisë, por sërish u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

Arsyeja e ndëshkimit të tij ishte për shkak se ai u ankua te arbitri.

Një rregullore e re e sjellë nga UEFA do të thotë se vetëm kapitenët lejohen të komunikojnë me gjyqtarin.

Fat i keq për Italinë, Spanja kalon në epërsi falë një auto-goli
Lexo po ashtu Fat i keq për Italinë, Spanja kalon në epërsi falë një auto-goli

Kapiteni i Spanjës është Alvaro Morata, ndërsa zv/kapiten është emëruar Dani Carvajal i Real Madridit.

Në rast se portieri është kapiten i një ekipi kombëtar, një lojtar jashtë fushës mund të emërohet për të qenë në dialog të rregullt me ​​gjyqtarin.

Si rezultat, Rodri tani do të pezullohet për ndeshjen e fundit të Spanjës në Grupin B kundër Shqipërisë pasi mori kartona të verdhë të njëpasnjëshëm.

Spanja është duke fituar 1-0 ndaj Italisë falë auto-golin nga Riccardo Calafiori që futi topin në rrjetën e tij në minutën e 55-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori